Real Madrid 0-0 Barcelona, në pjesën e parë

Ka filluar furishëm ndeshja kryesore e kampionatit spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat më të fuqishme spanjolle kanë zhvilluar një ndeshje tejet të mirë në pjesën e parë por që kanë munguar golat.

Rastet më të mira për Barcelonën i kishte mesfushori brazilian Paulinho, kur në dy raste golat ia mohoi portieri vendas Navas.

Ndërkohë Karim Benzema kishte rastin kryesor për ‘Los Blancos’, por goditja e tij u ndalua nga shtylla.

Posedimin e topit e kanë pasur vendasit me 51% ndaj 49% të Barcelonës.

Tentimet në sulm ishin nëntë me katër në të mirë të madrilenëve, ndërsa goditjet në portë ishin të barabarta dy me dy.

Vetëm një karton i verdhë u pa në këtë 45 minutësh të parë dhe atë për belgun Thomas Vermaelen që ndaloi Luka Modricin. /Realiteti

Loading...