Pique thumbon Ronaldon para “El Clasicos”

Pique thotë se Ronaldon i ka befasuar të gjithë kur ka thënë “jam më i miri në histori të futbollit”.
Pasi fitoi “Topin e Artë”, i pesti në karrierë, aq sa ka edhe Lionel Messi, Cristiano Ronaldo tha; “jam më i miri në histori të futbollit”.

Kjo deklaratë e portugezit nxiti reagime për faktin se lëvdoi vetën dhe për këtë është pyetur edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

“Ronaldo ka thënë se është më i miri në histori? Është mendimi i tij dhe duhet respektuar, por njerëzit nuk e kanë pritur që ai të lavdërojë veten dhe për këtë arsye është befasuese”, tha Pique.

Pique foli edhe për El Clasico.

“Në El Clasico nuk ka rëndësi se si je, në formë apo jashtë forme – është ndeshje që gjithçka mund të ndodhë. Pavarësisht se çka do të ndodhë në këtë ndeshje, nuk do të jetë vendimtare për La Liga, për titull, pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, theksoi Pique. /Realiteti

Loading...