Ethet para ndeshjes: Messi vs Ronaldo, cili ishte më i suksesshëm në vitin 2017?

​Para El Clasicos, Goal ka bërë artikull të gjatë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për vitin 2017, ku më i suksesshëm ka qenë portugezi.
El Clasico në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Barcelonës, do të jetë sfida e fundit për vitin 2017 për të dyja klubet.

Ndeshja mes Barçës e Realit do t’i vë sërish përballë njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Dy lojtarët në fjalë kanë dominuar në dekadën e fundit duke fituar çmime të shumta e thyer rekorde historike.

Dytë së bashku kanë fituar 10 La Liga, tetë Liga të Kampionëve dhe 10 Topa të Artë dhe ky dominim i tyre pritet të vazhdojë edhe për disa vite.

Viti 2017 ishte i Ronaldos ashtu si edhe i Realit pasi fituan pesë tituj për herë të parë në histori të klubit; (Chmpions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kupën e Botes për Klube dhe La Ligan), duke bërë kështu që emri i Zinedine Zidane të shkruhet në librat e historisë, teksa Barcelona mori vetëm një trofe (Copa del Rey).

Pesë (5) me 1, Ronaldo ka qenë më i suksesshëm se Messi sa i përket titujve në vitin 2017.

Ai ka shkëlqyer duke ndihmuar Los Blancos të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, për të shkruar histori, si klubi i vetëm që e fiton Championsin dy herë me radhë.

Cili ka fituar më shumë çmime individuale në vitin 2017?

Ronaldo sërish ka dal triumfues ndaj Messit edhe në këtë aspakët sa i përket triumfit në vitin 2017.

Portugezi ka fituar çmimin The Best, UEFA Player of the Year, Ballon d’Or dhe FIFA FIFPro World XI (në 11’shen më të mirë të vitit).

Ndërsa Messi ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga si dhe Evropë (Këpucën e Artë) si dhe ka arritur sërish të hyjë në 11’shen e vitit.

Cili ka shënuar më së shumti gola në vitin 2017?

53 gola, si Messi ashtu edhe Ronaldo kanë realizuar numër të ngjashëm të golave në vitin 2017.

El Clasico e së shtunës do të jetë edhe një betejë mes tyre, se cili do të shpallet golashënuesi më i mirë për vitin kalendarik 2017. Realiteti

Loading...