Fjorentina “turpëron” Olsin: U fute në shtratin e çdo lavireje (FOTO LAJM)

Fjorentina dhe Olsi i dhanë fund lidhjes së tyre pasi dolën nga shtëpia e “Big Brother”. Pavarësisht se janë ndarë përtalljet e tyre kanë qenë të shpeshta.

Së fundmi, Olsi ishte i ftuar në emisionin “Pop Culure” nga ku tha se arsyeja e ndarjes me Fjorentinën ishte xhelozia e saj, që nuk e linte të dite as me shokët në disko. Ndërsa Fjorentina e cila ishte e pranishme me anë të një lidhjeje telefonike, tha se ai duhet të kujtohej që kishte dhe një të dashur dhe jo vetëm shoqërinë.

Ditën e djeshme Fjorentina ka postuar një status në “Instagram” ku shihen këshillat që një nënë i jep vajzës së saj e cila është ndarë nga partneri pasi e ka tradhtuar.

“Kjo jam unë”, ka thënë Fjorentina në këtë “Instastory”.

“Eh meshkujt!-psherëtiti me vete. Pastaj iu kthye të bijës: Mos e beso!Për çfarëdolloj arsyeje mos e fal! Ti nuk je lodër. Nuk je një alternativë! Bëje të kuptojë sa shumë do t’a kishe dashur, por vetëm po ta kishe. Tani, ti nuk do e duash më! Nëse ai s’të do, as ti s’ke për ta dashur.

Ngrije kokën lartë dhe mos iu përul. Sado i bukur të jetë, para krenarisë së një femre çdo mashkull shumëzohet me zero. Ti je e zgjuar, dhe kujtoje gjithmonë së femrat e zgjuara nuk duan meshkujt e lehtë, ata që bien në shtratin e çdo lavireje, ata që nuk kanë një karrierë. Femrat e zgjuara janë të bukura sepse janë të sigurta në vetvete! Ato sundojnë dhe meshkujt iu nënshtrohen.

Dhe tani ngrihu dhe dil. Ai të çoi në djall, tani ti shko e tregoji se çfarë mësove atje! Dhe të betohem në ty, që ka për t’u penduar për ditën që të njohu. E atë ditë që të njohu, do ta kujtojë gjatë sepse ishte e vetmja ditë që ti ishe ende e pafajshme!

Ah, dhe mos harro rregullin numër 1 të femrave: ‘Vishu sikur do shohësh armikun tënd më të keq atje jashtë.’”, shkruhet në “Instastory”-n që Fjorentina ka publikuar./Realiteti.info/

Loading...