Elvana Gjata zyrtarizon lidhjen me biznesmenin nga Tirana, jeta përrallore që i ofron ai

Prej kohësh e larguar nga tregu muzikor shqiptar, Elvana Gjata duket se po tenton të hyjë në tregun amerikan, ku tashmë është zhvendosur të jetojë. Këngëtarja, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendje, jo vetëm për muzikën por edhe për jetën private të cilën është përpjekur ta ruajë shumë diskrete, duket se tashmë ka të reja.

E perditshmja shkruan se këngëtarja ka zyrtarizuar në familje lidhjen e saj 2-vjeçare të dashurisë me një biznesmen nga Tirana. Ndonëse nuk jepen detaje mbi identitetin e tij e aq më tepër këngëtarja qëndron shumë e rezervuar në këtë pjesë, thuhet seiI dashuri isaj është një njeri i njohur në kryeytet dhe pronar I një hoteli po ashtu të njohur.

“Panorama” shkon më tej kur shkruan se i dashuri i Elvanës është njeriu që I ofron këngëtares një jetë si një përrallë, e madje edhe investuesi i dyqanit Altar të cilin më vonë këngëtarja e shitit.

“Elvana shijon lidhjen e saj me udhë-time të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë-timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla”, shkruan Panorama.

Në fakt të mos harrojmë se edhe vetë Elvana të paktën gjatë kohës që ka qenë nën menaxhimin e Flori Mumajesit dhe studios së tij, ka qenë një artiste e mirëpaguar në koncertet ku merrte pjesë./Realiteti.info/

Loading...