SHBA, investime 4 miliard dollarëshe në Serbi. Po në Kosovë e Shqipëri?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të investojnë 4 miliardë dollarë në Serbi. Këtë lajmë e ka bërë të ditur vetë presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, në Facebook.

Këtë lajm Vuçiç e ka bërë të ditur pas takimit me ambasadorin amerikan në serbi, Kajl Skot.

‘Afër 100 kompani amerikane kanë investuar rreth 4 miliardë dollarë amerikanë dhe kanë punësuar 17 mijë punëtorë. Me ambasadorin e SHBA-s, Kajl Skot i cili dorëzon urimin për Vitin e Ri dhe Krishtlindjes Serbe me 7 janar nga ana e presidentit Donald Trump’, shkruan presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në Facebook.

Por Shqipëria e Kosova thonë se janë aleatët kryesor në Ballkan të SHBA-ve dhe miq të tyre, por kur vie puna te investimet ata shkojnë në Serbi. Kjo nuk diskutohet e as nuk bëhet temë debati, gjë që shumë mirë e dijmë kur bëri investime milionshe Turqia u ngrit i madh i vogël me thënë: “Ja në Kosovë bëjnë xhamia, e në Serbi bizneses.” Ta thonë të njëjtën gjë për mikun e tyre, që më shumë të drejta u ka dhënë serbëve pakicë në Kosovë, se shqiptarëve shumicë në Kosovë.

Loading...