Milaim Zeka: Thaçi luajti **** me Amerikën, tash po e paguan Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar rreth raportimeve në mediat e vendit se kryeministrit Ramush Haradinaj gjoja i është refuzuar viza për shkuarje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zeka, në një shkrim në Facebook, ka thënë se nëse “Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh”.

Deputeti i Nismës i ka dalë në mbrojtje Haradinajt, duke thënë se Kryeministri po e paguan faturën e Presidentit Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Me lujte koqe me Ameriken…!!!

Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po shkoje me lujte koqe ne Dragodan! Fjalen e kishte per ambasaden amerikane.
Ishte koha kur vertete edhe luante, pasiqe ambasador ishte Kristofer Delli, te cilit, ashtu sikurse Hashes, i interesonte vetem paraja, tenderat dhe sexi.

Hashim Thaçi, me krejte ata qe po e mbeshtesin, mbase e shohin veten me te forte se sa Bin Ladeni, Sadam Hyseni, Gadafi, Millosheviçi, Sali Berisha, e shume te tjere. Kush ka lujte k. me Brukselin e Washingtonin, i ka hanger k e veta, mirepo i kane lene me pasoja edhe te tjeret.

Si do qofte, nese Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh. Me vjen keq qe Kryeministri i vendit tim po e paguan fakturen e Hashim Thaçit. Hashim Thaçi na ka sjellure asociacionin e komunave serbe, demarkacionin dhe gjykaten speciale. E pse Ramushi me marre pergjegjesine per keto tri çeshtje, nuk po e kuptoje. Ramushi nuk mundet me u sjelle si deputet ne opozite, njesoje si kryeminister. Une nuk mundem me u sjelle sikur isha gazetar, ashtu sikurse tani qe jam deputet. Kjo do ishte marrezi…

Nese Hashim Thaçi nuk ka ditur te ndertoi shtetin e Kosoves, ai e dine shume mire se si ti fundose ne kazanin e tij te gjithe bashkpunetoret e tije politik. Mbase, edhe Kosoven…!!!

Me lujte koqe me Ameriken…!!!Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po…

Posted by Milaim Zeka on Sunday, January 7, 2018

Loading...